Xum Allushi duket se ka hyrë me objektiva të qarta në “Big Brother”: Të shpallet fitues!
Gjatë një diskutimi me Redonin, Allushi shprehet se “të gjithë e dinë” që ky Big Brother është i tij!”.
“Unë këtu kam hyrë me një qëllim, me fik dritat e vendit. Ky Big Brother është i imi, mban emrin tim. Unë fik dritat e vendit pas shumë muajve këtu. Edhe një vit të zgjasë, një vit rri këtu brenda. 5 vjet. Deri sa ta kryej. Me besë shqiptari ta them”, u shpreh Xumi.