Gjykata e Strugës i ka shqiptuar masën e sigurisë për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko me çka e ka obliguar që ta dorëzojë pasaportën dhe një herë në javë të paraqitet në Gjykatë.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Publike, ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Strugës e ndërkaq këto masa u kërkuan për shkak të rrezikut për arratisje, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme PPTh Strugë ka ngritur një aktakuzë tjetër kundër të njëjtit person.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Publike, arsyeja e aktakuzës është vendosja e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtetësës së Komunës së Strugës.
“Prokurori publik kompetent pas kryerjes së procedurës paraprake ka paraqitur aktakuzë për shkak se i akuzuari si kryetar i Komunës së Strugës, në mars të këtij viti ka vendosur një monument pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës së komunës, me të cilën ai ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje ndërmjet banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale nga neni 27 i Ligjit për memorialët dhe monumentet”, qëndron në njoftim.