Në seancë parlamentare pas festave të Vitit të Ri, do të gjendet edhe interpelanca ndaj Kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale dhe Demografi dhe të Rinj, Ilire Dauti, e propozuar nga deputetët e Levicës.
Gjatë një prononcimi për Klan Maqedoni, Ilire Dauti, e ka quajtuar absurde deklaratën e Kryeparlamentarit Gashi lidhur me interpelancat.
“Është e vështirë me e komentuar absurditetin me të vërtetë edhe unë kam dëgjuar ja disa deklarata të tij u bënë në atë drejtim që ai thotë që Ilire Dauti edhe pse do shkarkohet nga pozicioni i Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale dhe Demografi dhe të Rinj, megjithatë thotë se do të vazhdoi të mbaj pozicionin e kryetares, ky është absurditeti për të cilën unë sapo e theksova. Për ta provuar se a ka të drejtë z. Afrim Gashi që njeriu kur shkarkohet vazhdojka edhe më tej të kryej detyrën e kryetarit. Le t`i votojnë me vota për shkarkime edhe të interpelancave ndaj Ministrave dhe zv. Ministrave që ka në të njejtën seancë dhe të shohim a do mundet ato si të shkarkuar ta kryejnë detyrën e Ministrit apo zv. Ministrit“, tha deputetja Dauti.