VLEN: BDI po shembet si kulla prej letre, po sjellim drejtësi

Ka reaguan koalicioni VLEN, pasi Gjykata e Strugës e obligoi Ramiz Merkon që ta dorëzojë pasaportën dhe të paraqitet në Gjykatë një herë në javë.

Nga VLEN thonë se BDI-ja po shembet si kulla prej letre dhe po fundoset, pasi siç thonë nga VLEN, ata e rrënuan shtetin me korrupsion e krim ndërsa sot po përballen me drejtësinë.

Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë. BDI-ja non grata po shembet si kulla prej letrash! Ata që për 20 vite rrënuan shtetin me korrupsion e krim, sot po përballen me drejtësinë. Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë, dhe qelitë po dezinfektohen për t’i pritur të gjithë! Dhurata më e mirë për Vitin e Ri? Një dry i madh për ta mbyllur selinë e një partie që e ktheu korrupsionin në sistem. Tashmë BDI është sinonim i mashtrimit, vjedhjes dhe tradhtisë ndaj popullit shqiptar. Por fundi i tyre ka nisur, arratisjet e tyre janë vetëm dëshmi se askush nuk i shpëton drejtësisë! Ramiz Merko non grata, i njohur te klika e tij si “mbreti” i Strugës, sot po përballet me krimet e tij. Prokuroria, gjykatat dhe MPB-ja që e mbronin dikur, sot nuk e shpëtojnë dot. Qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe VLEN po sjell drejtësi! BDI-ja po fundoset! Artani ra i pari, Përparimi e ndoqi, dhe të tjerë do të pasojnë. Mjaft është mjaft! Struga, Tetova, dhe gjithë shqiptarët po e ndiejnë erën e ndryshimit. Merko tashmë po bën gati dy krevate të lirë në qeli, një për Grubin dhe një për Bajramin”, thonë nga VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu