Mickoski: Shpresoj që deklaratat e Ali Ahmetit në lidhje me vendndodhjen e Grubit të arrijnë deri te Prokuroria

Kryeministri Hristijan Mickoski shpreson që deklaratat e Ali Ahmetit për vendndodhjen e Artan grubit, të arrijnë deri te Prokuroria, përcjell TV21.

Mickoski tha se ka procedurë juridike nëse dikush jep informacione në lidhje me vendndodhjen e ndonjë të arratisuri nga drejtësia.

“Unë shpresoj që këtë ta dëgjojë Prokuroria. Dhe ka procedurë juridike, në të cilën nëse kemi person që e di se ku gjendet i arratisuri nga ligji, që do ta ftojë atë person, që duhet të japë përgjigje në pyetjen se ku gjendet i arratisuri nga drejtësia”, tha mes tjerash Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu