Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk ka komentuar seancën e djeshme parlamentare ku në rend dite ishin interpelancat ndaj zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendësministrit të MPB-së Astrit Iseni.
Taravari thotë se opozita shqiptare aktron me skena të tilla, dhe se në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktorë.
“Hajde se po e besojmë sot se e shkarkuan dje… Por çfarë do na thotë nesër kur do bëj po të njëjtën detyrë?! Në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktor!”, ka shkruar Taravari.