Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti i është përgjigjur interpelancës së mbrëmshme dhe shkarkimit të saj nga detyra kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili përkundër shkarkimit të saj, tha se “interpelanca nuk ka të bëj me shkarkim por me shprehje të deputetëve”.
Për rastin e Dautit reagoi edhe Arben Taravari nga VLEN, ai tha se në Kuvend paguhen për deputetë dhe jo për aktorë.
Me këtë rast, deputetja Dauti tha se “nuk është Taravar që, edhe pse i shkarkuar, mund të thirret si kryetar”, duke aluduar se nuk do të jetë kryetare e Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale.
“Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”, kështu është përgjigjur Dauti.
Ndryshe, interpelancën kundër Dautit e kishte inicuar partia E Majta, ndërsa për shkarkimin e saj votuan 61 deputetë.