“Temperaturë -9 gradë Celsius, shtresë bore prej 52 cm”, apelohet për kujdes nga ngricat në Maqedoni

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm pre -9 gradë Celsius është matur në Kodër të Dielli. Sipas DPHM-së në Mavrovë është matur temperaturë prej -9 gradë Celsius, në Krushevë -6, në Kriva Pallankë, në Tetovë, Berovë, Prilep e Kumanovë, ndërsa në Manastir , Shtip, Ohër, dhe Dibër, -2, në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Veles, Kavadar -1, në Shkup-Petrovec, Strumicë dh dhe Demir Kapi 0 gradë, kurse në Gjevgjeli dhe Pretor, 1 gradë Celsius.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 52 centimetra, 35 në Mavrovë, 15 në Shtip e Dibër, 12 në Gjurishte, 11 në Manastir, Tetovë, 8 në Krushevë, 5 në Ohër, 4 në Prilep, 3 në Kumanovë, 2 në Shkup-Petrovec dhe 1 në Strumicë dhe Demir Kapij.

Moti sot do të jetë me vranësirë ​​dhe i ftohtë, kudo me reshje bore, e në disa vende, sidomos në pjesët perëndimore do të jetë i dendur (lokalisht mbi 40 l/m2). Në disa vende do të formohet shtresë bore, ndërsa në male do të rritet ndjeshëm (lokalisht mbi 50 cm). Shtresa e theksuar e borës (mbi 20 cm) do të formohet edhe në pjesët jugperëndimore. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta veriore do të ketë ngrica dhe rrëshqitje bore. Temperatura maksimale do të arrijë -3 me 4 gradë gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje bore, kohë pas kohe më të dendura. Shtresa e borës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 0 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu