Interpelanca ndaj Ilire Dautit, reagon Afrim Gashi

Pasi ditë më parë. 61 deputet nga VMRO-ZNAM-LEVICA votuan “PËR”, në interpelancën kundër Ilire Dautit, ka reaguar sot, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

Thotë se interpelanca ndaj Dautit ka përfunduar sipas procedurave kuvendore dhe në përputhje me Kushtetutën.

“Përgjegjësia ime kryesore është të respektoj dhe zbatoj Rregulloren dhe procedurat e Kuvendit. Në këtë kontekst, interpelanca ndaj Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, znj. Ilire Dauti, është zhvilluar në përputhje të plotë me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Është e rëndësishme të theksohet se një interpelancë, për nga natyra e saj, nuk sjell pasoja apo efekte juridike. Roli im si Kryetar përfundoi pasi u finalizua procesi i interpelancës, ashtu siç ndodhi në rastin e interpelancës së parashtruar ndaj meje disa muaj më parë”, deklaroi Gashi.

Sipas Gashit, detyra e tij si kryetar Kuvendi ka përfunduar pasi është finalizuar procesi i interpelancës, thitë se çështja e shkarkimit ose jo të Ilire Dautit është në duar të Komisionit për Zgjexhje dhe Emrime.

“Çështje të tilla si shkarkimet ose dorëheqjet janë procedurë e Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet, grupeve parlamentare ose deputetëve. Deri më sot, nuk kam pranuar asnjë njoftim zyrtar për dorëheqje nga asnjë kryetar komisioni. Nga pikëpamja procedurale, kjo çështje është zgjidhur. Çdo interpretim ndryshe nga kjo është thjesht retorikë politike për konsum ditor dhe nuk ka mbështetje juridike, e në të cilën unë, si Kryetar i Kuvendit, nuk do të marr pjesë”, tha Gashi.

Kujtojmë se Gashi ka pasur të njejtim qendrim dhe ka thënë se Dauti nuk shkarkohet edhe para se interprlanca kundër saj të votohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu