Arbana Osmani ka bërë një kthesë të madhe në karrierën e saj, duke lënë pas “Top Channel” për t’u fokusuar tek projektet personale.
Moderatorja e njohur tani është përkushtuar më shumë ndaj biznesit të saj, “Bana’s”, si dhe emisionit “Mirëmbrëma yje”, që transmetohet në YouTube.
Së fundmi, Arbana ka qenë shumë aktive në Instagram, ku ka krijuar një lidhje më të afërt me ndjekësit.
Në një ‘intervistë’ në Instagram, fansat patën mundësinë ta pyesin për gjithçka, përfshirë dhe mundësinë e rikthimit të saj si moderatore e “Big Brother”.
“Besoj pyetja e shek si perher. Kur fillon big brother por me ty”, e pyet Arbanën një ndjekës.
“Ok, ecim.” ishte përgjigja e Arbanës, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet në këtë spektakël të njohur.