Taravari i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald J. Trump në Washington

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të donald Trump si president, që do të mbahet më 20 janar 2025 (të hënën) në Uashington.

Kjo ngjarje pasqyron një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve me ShBA.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Taravari pritet të zhvillojë edhe disa takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë amerikan por dhe nga vende të tjera, njofton burimi ynë në ASh.

Është e rëndësishme të theksohet se përfaqësues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut nuk kanë qenë të pranishëm në ceremonitë e inaugurimit të presidentëve amerikanë për një kohë të gjatë. Prania e Taravari e bën atë një ndër politikanët e pakët shqiptarë nga vendi ynë që merr pjesë në një ngjarje të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu