Gjest i rrallë, gjeti kuletën me para, e dorëzoi në policinë e Kosovës

Të mërkurën, në stacionin policor në Pejë, ka shkuar qytetari Petrit Brahimaj, i cili ka dorëzuar një kuletё të cilёn e kishte gjetur, ku kishte para dhe dokumente personale.

Policia njofton se ka marrё masat e nevojshme duke kontaktuar me personin tё cilit i kishte humbur kuleta.

Ai është ftuar nё stacion dhe tё njëjtit i është kthyer kuleta sё bashku me dokumentet personale.

“Policia e Kosovës e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu