Del në shtije Ferrari i Trumpit, ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Në kohën kur Donald Trump po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i ri i SHBA-së, ish-vetura e tij ka dalë në treg dhe do të shitet në ankand.

Bëhet fjalë për një Ferrari F430 me motor V8 me aspirim natyral, i cili ka përshkuar pak më shumë se 15 mijë kilometra.

Është lyer me ngjyrë të kuqe të përjetshme Rosso Corsa, e cila mbrohet nga një shtresë petë.

Vetura është ruajtur në ambiente të mbyllura dhe vjen me aksesorë origjinalë duke përfshirë mbulesën e veturës, mbulesat e ulëseve dhe çantën.

Pjesa e brendshme është e veshur me një kombinim lëkure të zezë dhe kafe të çelur.

Ajo është e zbukuruar me pjesë me shkëlqim karboni dhe një pllakë të veçantë në kroskot me mbishkrimin DJT-NYC.

Ky F430 është shfaqur publikisht në disa ngjarje automobilistike në pasurinë Trump në Mar-a-Lago, Florida.

Vetura do të shitet në Rockstar Car Auction në mars dhe në përshkrim thuhet se ajo është prodhuar në vitin 2007.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu