Aplikacioni i makinës llogaritëse në iPhone ka pësuar ndryshime dhe tani mund ta përdorni edhe për të konvertuar monedhat.
Videoja e një përdorueseje të Instagram, @lifeofthetravelingpin është bërë virale përmes kësaj këshille të thjeshtë.
“Jo vetëm që ky opsion është i përdorshëm, por funksionon edhe pa internet dhe bën lehtësisht këmbimin nga monedha lokale në atë që keni. Tani mund të këmbeni lehtësisht përmes celularit, edhe kur nuk keni internet”, shprehet ajo.
Mënyra e përdorimit është fare e thjeshtë.
Si fillim, shkoni te aplikacioni.
Në anën e majtë në fund të ekranit shtypni Calculator Mode.
Ndizni “Convert” dhe zgjidhni “Currency”. Gjithashtu mund të përllogarisni edhe njësi të ndryshme si shpejtësia, koha dhe pesha.
Zgjidhni veprimin e dëshiruar.
Plotësoni me shifra në fushën e caktuar dhe merrni rezultatin.
Opsioni i ri është i disponueshëm në përditësimin e iOS 18. Përdoruesit duhet të kenë instaluar sistemin e ri në mënyrë që ta përdorin. Modelet XR, XS e ata që vijojnë janë plotësisht të përshtatshëm për të marrë këtë përditësim.