Xumi është banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh.
Në televotim me Eglin, publiku vendosi të eliminojë Xumin. Vendimi iu dha në studion e “Big Brother VIP” dhe me rikthimin e Eglit në shtëpi, më entuziasti ishte Gjesti që priti banoren me përqafime dhe urime.
Egli në spektaklin e së shtunës hapi Kutinë e Pandorës, duke fituar të drejtën për të nxjerrë në nominim dy banorë. Ajo zgjodhi veten dhe Xumin. Ky nomim i fortë shkaktoi debate të ashpra mes banorëve gjatë këtyre ditëve në reality show.