Ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski, e përshëndeti gjeneratën e re duke theksuar se këtë vit MPB bëhet me 497 nëpunës policorë “djem dhe vajza” që do t’i mbrojnë qytetarët dhe sigurinë.
“Profesioni i policëve nuk është vetëm zgjidhje por edhe thirrje, betim, që secili prej jush e pranon me qëllim që të mbaj të afërmit, qytetarët tuaj, atdheun tuaj, të sigurt”, deklaroi Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.
Toshkovski theksoi se edhe MPB do të vazhdojë të investojë në stacione të reja policore, automjete dhe uniforma bashkëkohore, si dhe në rritjen e të ardhurave të të punësuarve, për avancimin e sistemit të sigurisë dhe krijimin e policisë bashkëkohore dhe profesionale.
“Ministër Toshkovski, me kënaqësi ju informoj se gjenerata 2024/2025 kandidatët për policë me sukses e kanë përfunduar trajnimin dhe të njëjtën gjeneratë ua dorëzoj të gatshme për të nënshkruar marrëveshje për punësim në MPB”, u shpreh Vllatko Mitkovski – ndihmës ministër për Qendrën për Trajnim.
Të bëhesh policë nuk është vetëm profesion por edhe përgjegjësi. Duke veshur uniformën policore, bëheni pjesë e familjes së madhe të policisë.
“Mësuam se policia është më shumë se fuqi, është prani që na sjell paqe në kaos, siguri në gjendje të pasigurt dhe drejtësi atje ku nuk ka. Roli ynë do të jetë të mbrojmë të vërtetën dhe të ndërtojmë ura atje ku ka mure. Sot me krenari dhe falënderim mund të themi – Ne jemi të gatshëm! Për kë?! Për Maqedoninë”, potencoi Vlladimir Zimorkovski.