VLEN: Mbështesim fuqishëm qytetarët në bojkotin e sotshëm, stop fitimit në kurriz të popullit

Koalicioni VLEN sot ka dal me mbështetje për iniciativën qytetare për bojkotimin e marketeve. Nga VLEN thonë se kuptojnë nevojën e patjetërsueshme të qytetarëve për ta realizuar këtë bojkot. Që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike.

Ne kuptojmë peshën dhe përgjegjësinë tonë si koalicion VLEN që jemi pjesë e pushtetit dhe kemi përgjegjësi institucionale. Por, parasegjithash për neve përgjegjësi primare është për të qenë afër qytetarëve dhe për t’i mbështetur në secilën iniciativë që ndërmarrin për të mirën kolektive. Prandaj, sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do të takojë qytetarë të shumtë prej afër për t’i mbështetur në këtë bojkot të domosdoshëm.

Në këtë drejtim koalicion VLEN udhëheq edhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, e nuk kemi qëndruar duarkryq sikurse pushteti kaluar. Por, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla”, thonë nga VLEN.

Vitet e fundit, thonë nga VLEN, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve.

“Kjo sjellje duhet të ndalet. E nëse vazhdon kështu ne kemi mekanizma institucional si Inspektorati Shtetëror i Tregut të cilët tashmë janë në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi në fuqi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu