Bernard Hulme ka ndarë historinë prekëse të birësimit të tij, gjatë një interviste në emisionin “Pardon My French”.
Ai zbuloi se ishte birësuar që në moshën 6-muajshe, por këtë të vërtetë nuk e kishte ditur për gati katër dekada.
“Unë jam i birësuar që 6 muajsh, prindërit e mi vendosën që të mos e ndanin atë gjë me mua, por ashtu siç rodhi jeta në moshën 37-vjeçare mora vesh që isha i birësuar. Aty u shpalos një histori” – tha Bernardi.
Si e zbuloi të vërtetën?
“Ishim me kolegët e punës në një ambient lodrash ku aty ka edhe disa kabina të vogla për njerëz që tregojnë fatin. Shumë skeptik dhe absolutisht që nuk besoja në ato gjëra por i thashë shokut të ngushtë. Unë nuk hapa letra por i tregova një ëndërr që kisha mbi 10 vite që e shihja dhe ishte e njëjta ëndërr nga fillimi deri në fund, ajo më thotë se nëna jote biologjike është duke të të kërkuar. Nuk u shokova sepse thashë që kjo është arsyeja se pse nuk shkoj në vende të tilla”
Ai shtoi:
“Por kur shkoj në shtëpi kuptova që kurioziteti mbeti aty thjesht nuk isha në shok. Shokimi nga kjo erdhi pasi unë i kam shkruar gocës së dajës realisht dhe i thashë sa kohë ke që e di. Ajo më tha: Kam gjithë jetën që prisja të ma bëje këtë pyetje. Aty filloi një periudhë shumë e vështirë që nuk po gjeja vetveten dhe nga ana tjetër po sigurohesha që familja ime është mirë. Sapo isha ndarë pak a shumë, babai ndërroi jetë. Kështu që u bënë disa gjëra. Unë isha i vetmi person në familje që nuk e dija”