Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” për vrasjen e saj. I akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, Granit Plava tha se zgjedh të mbrohet në heshtje, ndërkaq Tom Dodaj ka pranuar fajësinë.
Dodaj është përfshirë në akuzë, pasi i ka shitur armën Murselit, me të cilën më pas është kryer vrasja e Liridona Ademajt. Liridona Ademaj, 30 vjeç, u vra më 29 Nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.