I pyetur për koment në lidhje me bojkotin e marketeve nga ana e qytetarëve, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski thotë se zgjidhja për çmimet e larta është dialogu, përcjell TV21. Azeski thotë se ky problem mes shitësve dhe prodhuesve daton shumë më herët.
“Unë jam paralajmërues i bojkotit, sepse dy vjet nuk kam hyrë në market me shportë, sepse këtë për mua e bën bashkëshortja, por jam maksimalisht i informuar mirë dhe si mbrojtës i kompanive, dua të them se dialogu është dalje nga kjo situatë. Ky problem nuk është prej tani, ky problem është më herët, në relacion mes prodhuesve dhe shitësve”, tha mes tjerash Azeski./tv21.tv