Ngrohja qendrore në Shkup shtrenjtohet për 5,03%, mesatarisht fatura më të larta për 100 denarë

Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup rritet për 5.03%. Shkak për rritjen e çmimit është rritja e çmimit të gazit natyror në bursat botërore dhe ulja e prodhimit të termocentraleve, të cilët në vend të 60% morën pjesë me 51% në prodhimin e energjisë termike dhe çmimi i ri do të vlejë nga 1 shkurti, shkruan TV21. Rritja e faturave do të jetë 100 denarë për një familje mesatare për shfrytëzues që furnizohet përmes filialeve të SHA EMV. Së shpejti pritet që ngrohtorja e Shkupit Veri të paraqesë kërkesë për ngritjen e çmimit të ngrohjes në atë pjesë të qytetit.

“Ky vendim është marrë kryesisht për shkak se çmimet e gazit natyror në bursat europiane janë në rritje në tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe fatkeqësisht të njëjtin trend e kemi në janar dhe shkurt. Konkretisht, çmimi i sotëm në bursën TTF është rreth 52 euro për megavat orë. Plus asaj, vitin e kaluar, kur e dinim se do të binte çmimi i gazit, ne e ulëm çmimin e energjisë për ngrohje për konsumatorët e tjerë për 35% po ashtu gjatë verës kur i hoqëm subvencionet, energjia termike u ul për 3%”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu