“Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë”, tha Ahmeti nga Tearca

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë sërish thirrje – të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit. Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar.

E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë. Ne luftojmë që të hiqen kufijtë mes shteteve, si e keqja e madhe e njerëzimit dhe ajo e keqe le të hidhet pas krahëve. Mos të na përsëritet ngjarje e histori që me gjak e me sakrifica të mëdha i kemi paguar, por bashkë t’i heqim këto të këqija që i kanë ndodhur rajonit dhe Ballkanit. Të hiqen kufijtë. Të jetojnë njerëzit pa kufij. Të lirë!”, tha Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu