Shqipëri, kartoni i gjelbër 50 euro! Sterjovksi: Të aplikohet edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian në Shqipëri, kërkon nga qeveria shqiptare që ashtu si në Malin e Zi tarifat e kartonit të gjelbër të aplikohen edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Vasil Sterjovksi, kryetar i kësaj partie, tha se ky vendim do të sillte përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, veçanërisht për banorët e Qarkut të Korçës, të cilët kanë lidhje të ngushta me Maqedoninë dhe Greqinë. Vendimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit, hyri në fuqi më 1 shkurt 2025, dhe u mundëson qytetarëve shqiptarë të lëvizin drejt Malit të Zi me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me një çmim të reduktuar prej vetëm 50 euro në vit, në vend të 400 eurove që aplikoheshin më parë.

U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me shpejtësi për të garantuar një trajtim të barabartë për qytetarët tanë që udhëtojnë drejt Maqedonisë dhe Greqisë, duke reduktuar një barrë të madhe ekonomike mbi qytetarët dhe bizneset që operojnë në rajon”, tha Vasil Shterjovksi Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu