Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy

Është organizuar një dasmë në Big Brother VIP Albania 4. Joz Marku dhe Loredana u martuan, derisa u krijua një atmosferë e mrekullueshme në shtëpi.

“Fisnikët” u përkujdesën që banorët të kenë një natë të paharrueshme me hitet e tyre të famshme.

Në një moment, Gjesti mori një shampanjë dhe e hodhi, për të festuar çiftin e ri.

E më pas Gerta Gixhari shkoi në drejtim të tij dhe i hodhi alkool pikërisht tek sytë.

Gjesti duket se u lëndua, derisa siç shihet edhe u largua nga festa që po mbahet në oborr.

Të ftuar në dasmë nuk kanë qenë vetëm dy konkurrentë: Laerti dhe Rozana.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu