Gjesti u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri përkohësisht. Kjo për shkak të një lëndimi që pësoi në sy, pasi Gerta Gixhari i hodhi alkool, derisa ishin në dasmë të Jozit me Loredanën.
Ajo u tha se i hodhi dy herë alkool në sy, një gjë që u cilësua nga banorët si e qëllimshme.
Derisa po trajtohet në një spital, disa prej konkurrentëve shihen të shqetësuar e në lot.
Egli Tako ishte në dhomë të gjumit me Rozana Radin duke i treguar rastin e më pas edhe fillon të qajë.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me Gjestin dhe nëse do të merret ndonjë vendim.