Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar “Ose do t’a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”, transmeton Anadolu.
Trump dha deklarata për gazetarët në Bazën e Përbashkët “Andrews”. Pasi bëri të ditur se aktualisht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ndodhet në Panama ai pretendoi se Kanali i Panamasë nuk i është dhënë Kinës por që kontrollohet nga Kina.
“Kanë shkelur marrëveshjen. Ose do t’a marrim Kanalin e Panamasë ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”, deklaroi Trump.
Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Trump preku çështjen e “rimarrjes së Kanalit të Panamasë” të cilën ai e kishte ngritur më parë, duke thënë se “Kina menaxhon Kanalin e Panamasë. Ne atë ia kemi dhënë Panamasë dhe jo Kinës, dhe po e rimarrim atë”.
Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino në një deklaratë më 20 janar në X, reagoi ndaj fjalëve të Trumpit duke thënë se “Kanali i Panamasë është i Panamasë dhe ashtu do të qëndrojë”.
Edhe pse nuk ka asnjë bazë konkrete për pretendimin e Trumpit se “Kina manaxhon Kanalin e Panamasë”, dihet se Kina ka investime të mëdha në Panama dhe se vendi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.