Pas lajmit të shpërndarë në media se përfaqsues të Lëvizjes Besa janë takuar me Radmilla Sheqeinskan e LSDM në restorant Tivoli në Shkup, me një reagim në rrjetin social Facebook e ka përgënjeshtruar zëdhënesi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani, njofton InfoShqip.com.
Murtezani në llogarine e tij në Facebook shkruan: “Takimet e Lëvizjes BESA nuk u ngjajnë takimeve të fshehta të BDI-së me naçallnikun. Për çdo takim tonin opinioni do të jetë i njoftuar me kohë”./InfoShqip.com