Mickoski kritikon metodologjinë për shportën minimale

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kritikuar metodologjinë se si Sindikata përllogarit shpenzimet për një familje katër anëtarëshe. Mickoski tha se në listë janë të përfshira disa produkte që sipas tij, nuk duhet të jenë në të ashtuquajturën shporta sindikale.

“Unë në muajin janar, më falni…cigare nuk pi, nuk kam pirë kanoçe Neskafe prej 250 gr, nuk kam ngrënë asnjë qershi, nuk e di se si duken pjeshkat e kajsitë, as pjepri e shalqiri, ose rrushi”, tha mes tjerash Mickoski duke shtuar se nevojitet metodologji e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu