Xheneta për Gjestin: Ai po e bënë lojën e njëjtë si në Kosovë, më vjen keq që një femër tjetër po bie viktimë e tij

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen duke u shfaqur për herë të parë në një intervistë që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.Ajo ka folur për eksperiencën në këtë format dhe për të gjitha gjërat e tjera që kanë ndodhur.

Xheneta foli edhe për raportin me Gjestin, e ku tha se Gjesti është e zhgënjyer dhe e lënduar, e se Gjesti po e bënë lojën e njëjtë si në Big Brother Vip Kosova.

“Kur dola unë e kam pa, jom e shokuar e zhgënjyer, e lëndume, vec për faktin që unë kam pas gjithmonë dyshime në raport me ndjenjat e tij, edhe më vjen shumë keq që sot kanë dalë të vërteta, ato dyshimet e mija, që ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë asnjëherë të sinqerta”.

“Nëse një person dashuron nuk mundet me shku edhe mi bo të njëjtat gjëra që i ka bërë në Big Brother të Kosovës me mua.. Më duket që është lojë e përsëritur e tij aty, edhe më vjen keq, në qoftëse edhe një femër tjetër do të bie viktimë, si kam ra unë, sepse unë u akuzova edhe për ndjenjat e atij djali që nuk kanë qenë aspak të vërteta edhe kjo më bon mua shumë të lëndume, që prap kur vendosa unë që mos mi jep atij personi më kurrë shancë, ai asnjëherë nuk u mundua me më dhanë siguri, por vetëm me u hakmarrë” tha Xheneta në Kosova Today.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu