Pikasa Analytics, ka analizuar temat kryesore që dominuan në media lidhur me kandidatët për kryeministër gjatë fushatës zgjedhore

Pikasa Analytics, ka analizuar temat kryesore që dominuan në media lidhur me kandidatët për kryeministër gjatë fushatës zgjedhore.

Temat kryesore për secilin kandidat
Albin Kurti (LVV) – Më së shumti është përmendur në kontekstin e sigurisë në veri të Kosovës dhe dialogut me Serbinë, duke u fokusuar gjithashtu te lufta kundër korrupsionit dhe integrimet euro-atlantike.

Bedri Hamza (PDK) – Mediat kanë mbuluar kryesisht propozimet e tij për zhvillimin ekonomik, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ndërtimin e autostradave si pjesë e investimeve infrastrukturore.

Lumir Abdixhiku (LDK) – Diskutimi rreth tij ka qenë i lidhur me investimet kapitale në gjithë Kosovën, veçanërisht në kryeqytet, si dhe rritjen e koeficientit të pagave si një ndër zotimet e tij kryesore.

Ramush Haradinaj (AAK) – Mediat kanë theksuar angazhimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe kritika ndaj pushtetit për krizën energjetike, rritjen e pagave dhe ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Pikasa Analytics është kompani analitike e cila bën monitorim të mediave dhe rrjeteve sociale në mbi 25 shtete.
Analiza është realizuar përmes platformës analytics.live, e cila monitoron mbi 150 media digjitale në Kosovë. Nga 11 janari deri më 07 shkurt, janë publikuar mbi 35,000 lajme që trajtojnë kandidatët kryesorë për kryeministër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu