Voton Albin Kurti – kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryeministër, Albin Kurti ka votuar të dielën në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mirëpo nuk u përgjigj nëse ka votuar edhe ajo.

“Ditë re me mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës i falenderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë votuar deri në këto qaste dhe inkuraroj çdo njërin që të votojë ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shancin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme, gëzuar dhe suksese”, tha ai.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Të drejtë vote kanë mbi 2 milonë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu