Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monka Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryemadhi ironizon kryeministrin Edi Rama, i cili pak vite më parë e citoi atë teksa fliste për një luftë të ashpër brenda PS-së. Në atë kohë, Rama bëri edhe batutën e famshme se “Veliaj si pjesë e një grupi armiqësor do të varet në një prej pemëve që mbjell në Tiranë”.
Sipas Kryemadhit, kjo shaka e Ramës rezultoi të ishte gjysma e së vërtetës. Ajo e mbyll reagimin e saj duke thënë se “ia ka bërë benë” Ramës dhe se është “radha e tij” për të dalë para drejtësisë.
“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shprehet Kryemadhi.