Siljanovska pret dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për shkak të skandaleve të shumta

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova, duke komentuar interpelancën për anëtarët e Këshillit Gjyqësor nga ana e deputetëve të shumicës parlamentare thekson se paradoksi është që interpelanca nuk ka fund. Megjithatë, presidentja pret që anëtarët e organit i cili mes tjerash zgjedh dhe shkarkon gjyqtarë duhet të japin dorëheqje për shkak të skandaleve të shumta.

“Propozimi im atëherë ishte që anëtarë përgjegjës të Këshillit Gjyqësor, menjëherë të jepnin dorëheqje pas skandaleve që ndodhën. Ata atje, janë zgjedhur jo që të jenë mjeshtër skandali gjyqësor, por të pamundësojnë çfarëdo skandalizimi të pushtetit të pavarur gjyqësor. Ja ende pres të mbledhin, të jenë të virtytshëm dhe ta bëjnë atë. Pse? Sepse është e njohur gjithkund se ai që ju zgjedh, ju kontrollon dhe mund të ju shkarkojë. Nëse kësaj ia shtoni edhe përqindjen e qytetarëve që i besojnë, gjegjësisht nuk besojnë në Këshillin Gjyqësor, e qartë do të jetë se kjo është apel deri te morali, deri tek etika e gjykatësve”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Siljanovska Davkova, thekson se anëtarët e Këshillit duhet të jenë ekspertë dhe kuadro të dëshmuar profesional, megjithatë shumica e përfaqësuesve aktual nuk i plotësojnë kushtet ligjore.

“Do të pajtoheni se ja nëse e rilexoni, unë nuk e di sa herë e kam lexuar ligjin për Këshill Gjyqësor, do të shihni se shumë prej anëtarëve aktual të Këshillit Gjyqësor nuk i plotësojnë madje as ato kushte që janë të shkruara atje, e që duhet të jenë garanci për kontribut të dëshmuar. Prej llojit të përvojës 15 vjeçare në fushën e drejtësisë, dëshmisë, profesorë, profesionalitet, kompetencë. Disi shumë më shumë, te shumica e tyre duket mbiemri partizim”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Votimi i eventual i interpelancës për anëtarët e këshillit nuk nënkupton shkarkim me automatizëm të tyre, pasi sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, anëtarëve të këshillit mund t’u ndërpritet mandati në disa raste. Votimi i interpelancës shihet si mekanizëm presioni që t’i detyrojë anëtarët vetë të japin dorëheqje. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu