Tensione gjatë kësaj pasdite në Spitalin e Tetovës! Një 9-vjeçar, me lëndime me kokë është sjellë për t’u mjekuar, por pasi ka marrë mjekimin fillestar, ai është lëshuar për në shtëpi.
Por, prindërit e fëmijët refuzojnë ta marrin fëmijën në shtëpi, kërkojnë ai të hospitalizohet.
Sipas tyre, fëmija është pa ndjenja dhe i duhet mjekim më i gjatë.