Jakupi: E vërteta triumfon, vulat e Aleancës për Shqiptarët janë në duart e duhura

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët krahu i Selës, Berat Jakupi, përmes një postimi në profiline tij në FB ka komentuar vendimin e gjykatës themelore të Tetovës e cila vendosi që të njeh sërish Ziadin Selën për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët.

Postimi plotë:

“E vërteta triumfon – Vulat e Aleancës për Shqiptarët janë në duart e duhura!
Sot, drejtësia foli qartë: vulat e Aleancës për Shqiptarët i takojnë atyre që e themeluan dhe e ndërtuan këtë parti me sakrificë dhe përkushtim. Vendimi i Gjykatës Themelore është një konfirmim i asaj që ne kemi thënë gjithmonë – Aleanca nuk mund të uzurpohet nga ata që iu bashkuan vetëm për interesa personale.

Ky nuk është thjesht një vendim ligjor, por një fitore morale dhe politike për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj force politike që nga dita e parë. Vulat mund të kenë qenë objekt manipulimesh dhe tentativash për përvetësim, por e vërteta doli në dritë.
Aleanca për Shqiptarët mbetet aty ku u krijua – me njerëzit që e ndërtuan, me ata që nuk u thyen!” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu