Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një xhiro me makinën presidenciale, përgjatë pistës së garës në Daytona International Speedway të dielën, pak para garës Daytona 500.
I shoqëruar nga mbesa, Trump përshëndeti pilotët e garave dhe tifozët në pistë, duke u pritur me brohoritje, ndërsa gjatë parakalimit të tij në pistë, makina e tij u ndoq nga makinat e garave, të vëna në rresht.
Daytona 500 është një garë me gjatësi 500 milje (805 kilometra) e serisë NASCAR Cup, e cila zhvillohet çdo vit në Daytona International Speedway në Daytona Beach, Florida.