Dita e sotme solli tension për banorët, pasi Gjesti hapi zarfin e fundit nga Valixhja e Tundimeve. Ky moment u shoqërua me emocione të forta dhe pasiguri, pasi askush nuk e dinte çfarë vendimi të rëndësishëm do t’i duhej të merrte ai.
Teksa banorët u mblodhën përreth, Gjesti hapi zarfin dhe filloi të lexonte: “Tre ish-banorë do të kthehen në shtëpi. Ti ke në dorë të përzgjedhësh shtatë prej të eliminuarve, të cilët do të përfshihen në një televotim. Nga ky televotim, tre prej tyre do të rikthehen në lojë dhe do të bëhen sërish pjesë e garës”.
Këto fjalë krijuan një atmosferë elektrizuese brenda shtëpisë, ndërsa banorët nisën të komentojnë mes tyre.
Disa u treguan të emocionuar për mundësinë e rikthimit të miqve të tyre, ndërsa të tjerë ndjenin shqetësim për ndikimin që ky vendim mund të kishte në lojën e tyre.
Vendimi që i është besuar Gjesti e vë atë në një pozitë të vështirë, pasi përzgjedhja e shtatë ish-banorëve që do të kenë mundësinë të rikthehen në shtëpi mund të ndryshojë rrjedhën e lojës në mënyrë dramatike.
Banorët nisën të spekulojnë për emrat e atyre që mund të përfshihen në televotim dhe se si rikthimi i tyre do të ndikojë në aleancat dhe strategjitë e deritanishme.
Pritet që zgjedhja e Gjesti të sjellë reagime të forta si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë.