Donjeta Sadiku siguron medaljen e bronztë në Bullgari, lufton për të argjendtën

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja”, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Donjeta Sadiku e cila për kundërshtare kishte boksieren Tursynbek Alnar nga Kazakistani, triumfoi bindshëm me rezultat 5:0 ku të tre raundet dominoi në ring duke treguar boks shumë cilësor.

Me këtë fitore në fazën çerekfinale, Donjeta ka siguruar medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysëmfinale e cila zhvillohet më 28 shkurt ku për kundërshtare ka boksieren nga Turqia, Erginoguz Evin.

Duhet cekur se kjo është medalja e parë për Kosovën pas më shumë se 40 vjet nga turneu “Srandja”, njëri nga më të vlerësuarit në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu