Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjërojnë për një muaj të plotë. Ditën e sotme kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar shqiptarët përmes një video-mesazhi.
Spahiu shprehet se ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar, ndërsa shton se është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë.
Gjithashtu në mesazhin e tij, kreu i KMSH shprehet se në këtë muaj të shenjtë duhet të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi.