Barcelona nuk ka hasur në telashe për ta fituar ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligas. Të dielën mbrëma, Barça fitoi 4:0 ndaj Real Sociedadit.
Aritz Elustondo u përjashtua me të kuq në minutën e 17-të për të bërë gjërat më të lehta për Barcelonën.
Më pas Dani Olmo bëri dy asistime në pjesën e parë për golat e Gerard Martin e Marc Casado.
Ronald Araujo shënoi në minutën e 56-të për 3:0 dhe asistoi në minutën e 60-të për Robert Lewandowskin që shënoi për 4:0.
Barça mbetet lidere me 57 pikë, një më shumë se Atletico Madridi.
Real Madridi ka mbetur në vendin e tretë me 54 pikë.