Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka fituar vendin e parë në turneun e madh ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë. Donjeta Sadiku mundi bindshëm boksieren nga Kazakistani Volossenko Rimma me rezultat 5:0
“Donjeta Sadikut fitoi medaljen e artë dhe nji kupë në Turneun e madh Ndërkombëtar “Strandja” Sofje,Bullgaria 22 Shkurt -03 Mars 2025
Sot me 2 mars në finale të turneut më të madh të boksit “Strandja” 60kg.Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë dhe u shpallë ndë 3 boksieret më të mira të turneut më të madh të boksit “Strandja””, njoftoi Federata e Boksit e Kosovës.