Ish- Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë të kaluar në Çair gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Sonte, me Bekimin dhe Abdul-Selam Selami, kaluam një mbrëmje të mirë me vëllezërit tanë nga Këshilli Vendor – Teli! Futboll, Okey dhe muhabet i mirë, siç e do tradita e Ramazanit në Çair – atmosferë plot jetë, vëllazëri dhe respekt. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për këtë kohë të bukur së bashku!”, shkroi Osmani.