Risi në Kupën e Botës 2026

Kupa e Botës 2026 do të jetë e para ku do të mbahet një shfaqje në pushimin e ndeshjes. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tregoi se në ndeshjen më të rëndësishme të turneut, do të ketë një show, i ngjashëm me spektaklin tradicional në Super Boul.

Botërori do të zhvillohet në 16 qytete në Amerikën e Veriut, në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Mund të konfirmoj që për herë të parë do të ketë një shfaqje në përfundim të pjesës së parë në një finale të Kupës së Botës në New York, në bashkëpunim me Global Citizen”, shkroi Infantino në Instagramin e tij personal.

Sipas kreut të FIFA, ky do të jetë një moment historik për Kupën e Botës dhe një shfaqje që i përshtatet ngjarjes më të madhe sportive në botë. Finalja e vogël e botërorit të 2026-ës do të luhet në Miami të Floridës. Infantino ka informuar sponsorët për vendimin.

FIFA po punon me Coldplay për shown e pushimit të takimit, me grupin britanik që ka në plan të përfshijë edhe artistë të tjerë në këtë ceremoni. Në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, gjashtë artistë performuan përpara finales mes Argjentinës dhe Francës. Në vitet e fundit, edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ka pasur një performancë muzikore para ndeshjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu