Deponia e Likovës vazhdon të digjet! Tymi dhe era e rëndë po rrezikon shëndetin e banorëve

Deponia e Likovës vazhdon të digjet pa u ndal, duke mbuluar zonën me tym dhe erë të rëndë, që rrezikon shëndetin e banorëve. Banorët vazhdimisht ankohen, por zgjidhje nuk ka, madje thonë se njerëzit po e braktisin fshatin për shkak ajrit të ndotur edhe erës së keqe. Nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thanë se përgjegjësia për pastrimin e mbeturinave, është e komunave, por nga komuna gishtin e drejtojnë ka Qeveria.

Kryetari i Likovës Erkan Arifi sot nuk kishte mundësi të flet për këtë problem, ndërsa në shtator të vitit të kaluar në DailyClick tha se që në vitin 2018 ka qenë në planë ndërtimi i fabrikës së riciklimit, por se kjo ide u harrua.

Derisa autoritetet nuk po gjen zgjedhje për këtë deponi, banorët që jetojnë afër po e vuajnë më së shumti, duke thithur çdo ditë ajër të ndotur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu