Shkruan: Urim Hasipi
Kthimi i kufizuar i ish presidentit historik të Kosovës Hashim Thaçi në spitalin e Prishtinës ku qëndron i shtrirë babai i tij bëri më shumë bujë se sa çdo paraqitje tjetër e politikanëve të Kosovës.
Edhe pse ishte një vizitë humanitare paraqitja e tij në publik kishte edhe mesazhe përtej një vizite të thjeshtë.
Sepse, jo çdo kush e ka atë fat të lodhet duke luftuar për vendin e tij.
Hashim Thaçi dukej i lodhur edhe pse 57 vjeçar, moshë relativisht jo e madhe për një politikan.
Hashim Thaçin me gjasë nuk e ka lodhur qëndrimi në Hagë prapa hekurave por e ka lodhur padrejtësia për të cilën ai qëndron atje.
Ai insistoi shumë për një gjykatë të drejtë e cila në fund u kthye në një gjykatë të padrejtë.Kjo të lodhë më shumë se sa betejat me armë në dorë.
Aty ku mungojnë faktet aty ku përbuzet lufta për liri, aty ku dëgjon gjithçka përveç dëshmive reale, aty nuk ka drejtësi.
Kjo të lodh dyfish se sa vet qëndrimi brenda katër mureve.
Hashim Thaçi sot nuk ishte thjeshtë një person nën akuzë por ai ishte reflektim i tërë historisë së tmerrshme që kaloi Kosova.Hashimi është vet fati i popullit të Kosovës.
Sot e pamë Hashimin që reflekton mërzi por dhe krenari.Ai mërzitet për padrejtësinë që i bëhet atij dhe shokëve të tij.Por ai është krenar sepse paraqet personifikimin e luftës për liri.Kjo është krenaria më e madhe se sa çdo post publik.
Hashimin nuk e lodhi as ilegaliteti, as lufta e as politika.Ai u lodh nga ata që sajuan dosjet kundër vlerës më të çmuar që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Hashimin nuk e ka lodh as sëmundja e babait të tij por e lodhë padrejtësia sepse qëndroi shumë vite larg tij pa mos e parë e duke vepruar për çlirimin e vendit.Dhe ai sot pas 30 viteve e ka të limituar qëndrimin pranë prindit.Sa e padrejtë është jeta.
Në rrudhat e tij është mërzia e një burri i cili veç të mira i solli Kosovës pa asnjë hile pa asnjë pune prapa shpine por gjithmonë në shërbim të Kosovës.
Sot,Hashimi nuk ishte president por ishte një hero i gjallë që na kujtoi se sa e rëndë është padrejtësia në emër të drejtësisë.