Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë përvojën e saj pas vizitës në shtëpi, duke shprehur emocionet dhe vëzhgimet mbi dinamikat e lojës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë eksperiencë si të veçantë, pasi nuk kishte më peshën e të qenit konkurrente.

Të futesh në BBVA pa peshën e të qenit ‘konkurrente’ është super ndjesi. Aty brenda ndien energjinë e secilit, e kupton kush shkon drejt podit”, u shpreh ajo.

Egla tregoi se ndjeu një energji të fortë nga një përqafim, duke bërë humor se shpreson të mos ketë kushtuar 10 mijë euro.

Gjithashtu, ajo vuri re buzeqeshje të fshehura, mungesë prezence nga disa banorë, si dhe një moment kur një prej tyre e ngatërroi për një rivale.

Një tjetër moment i përfolur ishte edhe puthja me Laertin, për të cilën Ceno sqaroi se nuk kishte asnjë keqkuptim: “Nuk do kisha puthur kurrë një njeri që do ta keqkuptonte atë puthje. Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, ndaj nuk ka nevojë për sqarime. Fjalët e shumta janë fukarallëk”.

Në përfundim, Egla bëri një deklaratë të fortë për finalistët dhe fituesin e mundshëm të këtij edicioni. “Unë i kam në kokë tre finalistët, të katërtin do ta fusja sa për të plotësuar numrin.

Kam edhe fituesin, ai është mashkull”, tha ajo, duke ngritur pikëpyetje mbi emrin e konkurrentit që ajo sheh si triumfues.

Kjo deklaratë ka ngjallur interes dhe diskutime mes ndjekësve të spektaklit, të cilët tani po përpiqen të zbulojnë për kë mund të ketë qenë fjala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu