Nënë e vetme me 2 fëmijë, vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë

Sara Projkovska, profesoreshë në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, humbi jetën tragjikisht nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit.

Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës, e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme.

Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj, për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.

Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar 159 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu