Një ditë pas tragjedisë së tmerrshme me 59 viktima në Koçanë, Kryetari i Komunës së Koçanës, Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqje të parevokushme.
Njoftimin e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale.
“Bashkëqytetarë të nderuar, Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni Kryetar i Komunës së Koçanës. Kjo humbje është tejet e madhe” – shkruar Papazov në FB.
Duke kërkuar që institucionet kompetente ta shqyrtojnë përgjegjësinë, Kreu I Komunës së Koçanës, thotë se është në dispozicion të plotë të institucioneve, por thotë se sipas ligjeve nuk ka patur kompetenca të drejtpërdrejta në këtë rast.
“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë tashmë nuk do të ketë kuptim! Këta ishin fëmijtë tanë! Shumica, me të drejtë, dërguan vërejtje se përse dje nuk dola para opinionit gjatë gjithë ditës. Por, ata që më njohin, e dijnë se sa jam I thyer dhe si e përjetoj këtë cfarë ndodhi. Vështirë është dhe vështirë se do ta mbijetoj” – ka shkruar në Facebook kreu I Komunës së Koçanës, Ljupco Papazov.