Me dhimbje të thellë përcjellim lajmin për humbjen tragjike të artistit Andrej Gjorgjievski nga Dibra, një jetë e shuar padrejtësisht në tragjedinë e Koçanit.
Sonte, në ora 19:00, në Sheshin Skënderbe në Dibër, shtabi i Koalicionit VLEN mbajti homazhe në nderim të tij. Bashkë, me dhimbje dhe respekt, do të kujtojmë një djalë tonin që nuk është më mes nesh.
Ngushëllime familjes së tij, familjarëve të 59 viktimave tsë tragjedisë së Koçanit, miqve, gjithë dibranëve dhe mbarë Maqedonisë së Veriut!