Muri në Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë,  veçmas këto 2 javët  e fundit,  gjithënjë e  më shumë  është  duke  patur implikime dhe ndërlidhshmëri me realitetin në Luginë të Preshevës. U dëgjuan  edhe opsione  politike, por të cilat  nuk kishin  qëndrueshmëri në asnjë  aspekt tjetër, si ajo për  shkëmbim territoresh( pra një formë të  ndarjes së Kosovës).

Derisa këto dy  ditët  e fundit, u njohëm në  medie, që është  arritur një  marrëveshje  për heqjen  e  Murit në  Mitrovicë- kjo  është njëra anë  e  marrëveshjes, që  pala  Shqiptare i referohet, porse pala serbe i referohet  anës tjetër  të marrëveshjes- koncesionit të  bërë,  që paralajmrojnë  një “mur tjetër  edhe më të  lartë”! Praktikisht dhe realisht asnjë  marrëveshje  në  botë  nuk  bëhet  vetëm  me  lëshim të  një pale, por  në çdo rast dy palët   bëjnë  lëshime!

Për një gjë  jemi të  sigurtë, që  edhe pse  pala  Shqiptare nuk është duke  e thënë  ende, në këtë  marrëveshje  është edhe  lëshimi  ynë! Me këtë  Serbia, përmes  instrumentalizimit të  minoritetit  serb të  veriut të  Kosovës, në një të ardhme  jo më larg sesa 1 vit, do  shkaktoj një  “veprim të ri”, sipas gjitha  mundësive do jenë  me  efekte  politike të  ngjajshme  apo edhe më të mëdha!

Derisa problemet  e brendshme të  Kosovës, dialogohen  në Bruksel me një shtet tjetër( Serbinë), nga  ana tjetër  Lugina  e  Preshevës, mbetet plotësisht  e  harruar, edhe pse ishte  premtu ndërkombtarisht zgjedhja e Statusit Politik me dialog! Derisa problemi i Luginës së Preshevës, që në  2001, ishte  i njohur  ndërkombtarisht,  por që  pastaj në  vazhdimsi  minimizohej, ndërsa i Kosovës  Veriore, është  ngritur më pas!

Ne Lirinë  kërkojmë  vetëm kur armiku na detyron!( fatkeqësisht)

Lugina  e Preshevës, veçmas spektri i saj  politik, uroj  e dua t’i paralajmëroj që  mos të  kapemi sërish  në befasi, me këtë  “murin e ri të paralajmëruar”! “Veprimi i ri” që do ndërmarrin  Serbia përmes serbëve  të veriut, është  e rëndësishme  jo vetëm për  çështjen  interne të  Republikës së Kosovës. Rusia njejtë  vepron  në shumë vende të  botës( kujto: Ukrainën, Sirinë, por edhe  shumë  vende të tjera), njejtë edhe  Serbia është   në  Ballkan!

Derisa bota ka sytë  në  Ballkan,  të  njohur si dialogu  Kosovë-Serbi, derisa historia na tregon  rastin e Dejtonit( kur Kosova përjashtohej  nga   trajtimi- e mos të përmend  raste të tjera), e që  pastaj  pasoi Lufta  e përgjakshme! Një  gjë të  tillë mos  t’ia  lejojmë  Qytetarve  tonë  në Luginë, që  shkaku i mosbërjes pjesë të  dialogut edhe Statusi politik i saj të mbetet peng  i një lufte  të  ardhshme( të gjithë  që do ju thonë, s’do ketë  luftra, vetëm ju  mashtrojnë)! Heshtja  juaj( e politikanve të Luginës), mba   në vete edhe përgjegjësinë dhe fajësinë, për çdo kalvar  i ardhshëm i Luginës!

T’i paraprijmë Lirisë së Luginës, mos të presim të na detyroj  armiku!

Mos të harrojmë, derisa  e lejojmë që Serbia të  veproj lirshëm kundër  Atdheut tonë( në Kosovë), e ne  Lugina e  Preshevës  shikojmë, nesër  po kjo do veproj lirshëm kundër  Luginës, derisa Kosova do shikoj!

Qeveria e Kosovës,  duhet  të  kordinohet   dhe që t’i udhëzoj edhe qeverinë  lokale të Luginës, që nga  dialogu Kosovë-Serbi, të nxjerrin  më shumë  lëshime nga Serbia!( derisa hyhet në  dialog, synimi  kryesor  është  përfitimi i sa më shumë  lëshimeve-koncesioneve të palës  tjetër)!

“Muri tjetër” mos t’a zë Luginën  në befasi, e pastaj të  dalin edhe më shumë zëra, duke tentu ta arsyetojnë një opsion  politikë, duke  coptu një pjesë tjetër të Atdheut.

 ZGJOHU LUGINË, LIRIA NUK FALET!

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu